TIRANE- Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca vjen të mërkurën në Tiranë me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, në kuadër të një vizite shtetërore në vendin tonë. Axhenda e vizitës nis në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë, që do të pasohet nga takimi kokë më kokë mes dy presidentëve dhe më pas bisedimet e dy delegacioneve.

Rreth orës 11:35 në prani të kryetarëve të të dy shteteve do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Maltës mbi “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”.

Konkluzionet e takimit, dy presidentët do t’i paraqesin rreth mesditës në konferencën e përbashkët për shtyp. Ndërsa të mërkurën pasdite (ora 17:00) ata do të përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-maltez, në Hotel Tirana International.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: