PRISHTINE – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet të zhvillojë një vizitë në Shqipëri më 17-18 dhjetor. Burime nga Ministria e Jashtme në Kosovë kanë konfirmuar vizitën e presidentes në Tiranë.

“Presidentja e Kosovës do vijë në Shqipëri më 17 dhe 18 dhjetor. Në fund të vizitës së saj më 18 dhjetor ajo do të mbajë një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë. Aty do të jenë edhe deputetët e PD-së, si shenjë respekti për fjalën e Presidentes së Kosovës”, – është shprehur burimi.

Vizitën e Jahjagës në Tiranë e ka konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: