Presidentja kroate, shumë e simpatizuar edhe nga publiku shqiptar Kolinda Grabar-Kitaroviç ka ftuar personalisht Elvis Naçin në Zagreb një javë më parë, në mbrëmjen e bamirësisë të organizuar për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Elvis Naçi falënderoi presidenten kroate Kitaroviç për gjithë kujdesin që ka treguar në organizimin e mbrëmjes. Naçi shpalosi edhe misionin e emisionit që drejton në News24 ku përmendi rastin e Dianës.

“Nga thellësia e zemrës faleminderit që jeni prezentë, ne sot po ndajmë një dhimbje të madhe, e di ngarkesën tuaj dhe axhendën e ngjeshur. Unë e kuptoj kujdesin e presidentes dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë, kryetari i bashkisë së Zagrebit, mik i emisionit. Ju jeni në zemrën tonë shumë të nderuar. Tragjedia ndodhi në Shqipëri por është shumë e rëndësishme për ne që ju po ndani dhimbjen tuaj me ne. Ne jemi te traumatizuar ju e patë videon ka pasur viktima. Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ ka pasur shumë raste shëndetësore që i ka kryer me sukses, ka dhuruar shtëpi për njerëzit në nevoje në mbarë trojet shqiptare, me mijëra fëmijë jetime ndihmohen. Kjo natë merr shumë vlerë, pasi një vajzë e komunitetit rom vjen sot këtu në Kroaci dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç është kujdesur personalisht. Sot unë i mbaj mend të gjitha rastet që kemi trajtuar përgjatë emisionit por dy personalitete nuk mund t’i harroj, ai është kryebashkiaku Bandiç dhe futbollisti Luka Modriç i cili u lut për Dianën tonë kur ajo ishte e sëmurë”, tha Naçi gjatë fjalës që mbajti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb