ZAGREB- Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon që të ndërmerrte çdo nismë të nevojshme, përfshirë një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar që shefi i Partisë Radikale serbe, Vojislav Sheshel të ridërgohej në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe të dënohej sa më shpejt të ishte e mundur.

ICTY-ja ka akuzuar Shesheljin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konflikteve të viteve 1991-93 në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë.

Sheshelj u lirua nga ICTY-ja më 12 nëntor të vitit të kaluar, pa ndonjë kërkesë speciale, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb