Presioni i jashtëm kinez nuk do ta ndalojë Tajvanin të angazhohet me botën, edhe pse u ‘kërcënua’ me hakmarrje nëse presidentja, Tsai Ing-wen, do të vizitonte SHBA-në.

Kina, e cila pretendon Tajvanin e sunduar në mënyrë demokratike si territorin e saj, ka paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët amerikanë që të mos takohen me Tsai, duke e parë atë si mbështetje për dëshirën e ishullit për t’u parë si një vend më vete.

Kina organizoi lojëra lufte rreth Tajvanit gushtin e kaluar, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Taipein dhe forcat e armatosura të Tajvanit kanë thënë se janë duke vëzhguar çdo lëvizje kineze kur Tsai është jashtë vendit.

Tsai pritet që të takohet me kongresmenin amerikan, Kevin McCarthy në Kaliforni.

“Presioni i jashtëm nuk do të ndalojë vendosmërinë tonë për të vizituar botën. Ne jemi të qetë dhe të sigurt, as nuk do të dorëzohemi dhe as do të provokojmë. Tajvani do të ecë me vendosmëri në rrugën e lirisë dhe demokracisë dhe do të shkojë në botë. Edhe pse kjo rrugë është e ashpër, Tajvani nuk është i vetëm”, tha Tsai duke iu referuar kërcënimit kinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb