Kosova ka arritur të evakuojë dy qytetarë të saj nga Kabuli i Afganistanit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se me ndihmën e SHBA dhe vendeve të Europës tashmë dy qytetarët janë në një vend të sigurtë, larg rrezikut të talebanëve.

Osmani siguron se së shpejti qytetarët do të kthehen në shtëpinë e tyre në Kosovës.

Ditën e djeshme, Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se ishin identifikuar e lokalizuar tre qytetarë që kishin mbetur në Afganistan pas trazirave, teksa një tashmë nuk është evakuar ende. Po ashtu edhe Shqipëria ka një qytetarë që ka ngelur në Kabul.

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Për disa kohë, Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Zyra ime kanë punuar në sigurimin e evakuimit të sigurt të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, dy qytetarë tanë u evakuuan me siguri në një vend të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb