Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, është takuar sot me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel, me të cilën ka diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.

Në një postim në Twitter, Várhelyi shkruan se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga plani ekonomik dhe investimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb