Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Simonetta Sommaruga me rastin e përkujtimit të sotëm për viktimat e Srebrenicës është shprehur e trishtuar për ngjarjet e 11 korrikut në Serbenicë, ku mbetën mijëra të vrarë e të masakruar.

“Sot ndihemi tejet të trishtuar kur kujtojmë masakrën e Srebrenicës. Nderimi yne është për ata të cilët nuk janë më mes nesh dhe në të njëjtën kohë përshendesim dhe inkurajojmë përpjekjet e atyre që shkojnë drejt rruges së pajtimit”, tha presidentja zvicerane.

Po ashtu, ajo deklaroi se jetët e humbura nuk mund të kthehen, por e ardhmja duhet të jetë më e mirë për të gjitha familjet e Serbenicës, shkruan albinfo.ch.

“Jetët e humbura nuk mund të zëvendësohen, ne mundemi vetëm të shprehim pikëllimin dhe kujtimin tonë për nder të tyre. Por për të mbijetuarit shpresa e vetme mbetet për një të ardhme më të mirë duke u përpjekur së bashku në rrugën e faljes” – tha Presidentja e Këshillit Federal zonja Simonetta Sommaruga në një videomesazh me rastin e ditës përkujtimore.

Mesazhin e plotë mund ta ndiqni këtu me rastin e përkujtimit të sotëm për viktimat e Srebrenicës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb