TURQI

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar se qeveria po përgatitet seriozisht për një tërmet të fuqishëm në Stamboll, qyteti më i rëndësishëm ekonomik i këtij vendi. Ai i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive.

“Presim një tërmet me magnitudë 7.5 të shkallës rihter në Stamboll. Ne jemi duke punuar seriozisht për skenarin e mundshëm të tërmetit “, deklaroi Soylu për televizionin CNN të Turqisë. Soylu u shpreh se masat kanë nisur të merren që në shtator kur Stambolli u përball me një tërmet 5.8 të shkallës rihter.

Ministri Turk
Ministri Turk

“Ky është një studim shumë i ndërlikuar, duke mbuluar gjëra që duhet të bëjmë për të mbrojtur thesaret kombëtare në Pallatin Topkapi e deri tek nevojat e qytetarëve”, shtoi Soylu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb