I pari që ka marrë fjalën në Kuvend ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, i cili i ka adresuar një pyetje kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi.

Gjuzi tha se 8 deputetë kanë kërkuar prej 6 javësh një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sipas tij kjo nuk është realizuar ende.

Gjuzi: Prej 6 javësh 8 deputetë kërkojnë që të vijnë kryeministri në interpelancë, shkelen nenet. Më e pakta është që të delegonte tek zëvendëskryeministri që të vijë dikush që të japë përgjigje për pyetjet tona. Pyetjet kanë të bëjmë me policinë e Shtetit, trazirat apo protestat pas datës 8 dhjetor, ku u vra i riu K.R. Zoti kryetar, kur ju do të na jepni mundësinë që të bëjmë interpelancë me zotin Rama?! Pse nuk përfshihet në rendin e ditës?!

Ruçi: Janë 4-5 interpelanca. Që prej të hënës do të jetë seanca e parë që është kërkuar nga zoti Rroshi. Dhe më pas do të vazhdojnë interpelancat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb