Vota e emigrantëve si e drejtë e tyre Kushtetuese, edhe pse e pazbatuar në praktikë, ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Real Story” në Neës 24 , ku anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës thanë për gazetarin Sokol Balla se janë të gjitha mundësitë që çdo problem teknik apo edhe politik të zgjidhet deri në zgjedhjet e ardhshme të 2021 për të siguruar të drejtën e tyre për të votuar. Përfaqësuesit e diasporës shqiptare u shprehën se ka ardhur koha që tashmë edhe emigrantët shqiptarë të japin votën e tyre, por e lënë në dorë të politikës se cilin format do të zgjedhin atë elektronik, miks apo në ambasadë. “Për ne nuk ka rëndësi formati i votimit, por realizimi i votimit dhe transparenca e saj si dhe emigrantët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlamentin shqiptar” ishte mesazhi që Këshilli Koordinues i Diasporës dha nga studio e “Real Story”.

Përfaqësuesit e diasporës thanë se për shkak të disa çështjeve teknike vota e emigrantëve ende nuk po gjen zbatim në praktikë, ndonëse për gazetarin Sokol Balla problemet nuk janë vetëm administrative e teknike, por edhe politike, pasi sistemi politik në Shqipëri ka frikë nga votat që nuk i ka nën kontroll.

Mark Gjonaj, i cili është njëherësh edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Neë York, tha se edhe pse politika shqiptare mund të ketë frikë nga vota e diasporës, në çdo takim që kanë zhvilluar me përfaqësues të tyre, iu është garantuar se e dëshirojnë votën e diasporës. “Mundet me pas frikë, por gjatë gjithë takimeve që kemi pasur si me Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e opozitës, na është garantuar vota e Diasporës. Këshilli Koordinues i Diasporës ka për të ushtruar presionin e duhur që vota e diasporës të realizohet sa më parë dhe në qershor të 2021 të marrë pjesë dhe në votim edhe diaspora. Kjo është një nga pikat më të rëndësishme që mund të lidh diasporën me tokën amë” u shpreh Gjonaj.

Avokatja Brikena Muharremi tha se shoqata vullnetare që ka ngritur së bashku me avokatë të tjerë ka pikërisht si qëllim promovimi dhe sundimin e ligjit në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet vota e diasporës. Muharremi e cilësoi kyçe për demokracinë votën e diasporës dhe kjo është një nga kërkesat kryesore që kanë emigrantët.

“Për shkak të mos informimit ndodhin edhe abuzime në lidhje me çështjet e avokaturës dhe pashë që ishte e nevojshme krijimi i një shoqate vullnetare për avokatët shqiptarë në Angli, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë anëtarëve të komunitetit tonë. Një nga qëllimet kryesore të shoqatës është të promovojnë sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi. Ky qëllim lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh që sistemet ligjore në të dy shtete, janë të dobëta, kërkojnë angazhim jo vetëm nga brenda vendit por edhe jashtë. Përmes kësaj pune ne synojmë të kontribuojmë jo vetëm të komuniteti ynë i diasporës, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Vota e diasporës është kyçe për demokracinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ka qenë një nga kërkesat tona kryesore me çdo autoritete apo institucion kemi zhvilluar takime në Tiranë, si e drejtë që ekziston në Kushtetutë, por në praktikë nuk zbatohet për problem të ndryshme administrative” tha Muharremi.

Për Sokrat Sinajn beson se deri në zgjedhjet e 2021 ekziston koha e plotë të për zgjidhur çdo problematikë të mendueshme teknike apo politike dhe të njihet vota e emigrantëve shqiptarë në çdo vend të botës.

“Në të gjitha takimet që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e dy partive të mëdha politike PS dhe PD, na kanë konfirmuar e dëshira është e padiskutueshme, por ekzistojnë problemet teknike që duhen zgjidhur. Për këto problem teknike mendoj se nuk janë aq penguese sa të mos i japin mundësi diasporës të jap votën e saj në zgjedhjet e ardhshme të 2021. Gjatë takimi të zhvilluar më zotin Balla dhe Ruçi na ofruan variantin e një votimi të përzier përmes postës dhe ambasadave, ndërsa zoti Basha theksoi formën e votimit elektronik. Koha është më se e mjaftueshme për të zgjidhur këtë problem teknik që pengojnë votën e diasporës, kushdo qoftë varianti që të zgjidhet” tha Sinaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb