Barcelona rrit presionin për Robert Lewandowskin. Katalanasit po përgatisin një ofertë për Bayernin. Sipas asaj që shkruajnë mediet, gjigandët e La Liga janë të gatshëm të vendosin në pjatë për kampionët e Gjermanisë një shifër prej 50 milionë eurosh.

Dëshira e polakut dihet. Sulmuesi prej javësh ka deklaruar se periudha e tij në bavari ka marrë fund, paçka se drejtuesit po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në skuadër, duke “kërcënuar” me kontratën që skadon në vitin tjetër.

Lewa e nisi te Lech Poznan në vitin 2008, për t’u transferuar më pas te Dortmund për katërt sezone. Më pas, 8 edicione te Bayern i përkasin historisë.

77
77

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb