Rusia i ka dalë në krah Serbisë kundër Kosovës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka kërkuar presion mbi Prishtinën zyrtare që të tërheqë njësitë speciale të Policisë nga Veriu i vendit.

Zakharova thekson se gjithë situata është krijuar nga aktet e papërgjegjshme të Kosovës dhe se duhet të parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.

Tashmë është java e dytë që nga hyrja në fuqi e reciprocitetit të targave që ka sjellë një situatë tensionuese në Veri, me bllokim rrugësh nga serbët dhe trupa të shumta Policie e Ushtrie nga të dyja anët e kufirit, si në Serbi dhe Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb