Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar pas sulmit të paligjshëm në “Prestige Resort”.

Në një postim në Facebook, Sula u shpreh se aksioni është kryer në tentativë për të bërë presion mbi mediat dhe linjën editoriale të ndjekur nga “Focus Media Group”.

Sula shtoi se në një vend ku nuk mbizotëron shteti ligjor, por arbitrariteti, nuk mund të flitet me për demokraci.

Postimi i plotë:

Të shmangen veprimet e njëanshme dhe të bëhet transparencë.
Në krye të tri muajve, në një nga resortet e bregdetit u rikthyen fadromat e IKMT. Nuk jam në dijeni të plotë me situatën juridike të resortit, por fakti që pronari i atij kompleksi turistik është pronar i një grupi mediatik serioz dhe objektiv dhe fakti që IKMT rikthehet pas tri muajsh në të njëjtin vend krijon dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me një presion ndaj linjës editoriale të medias.
E në fakt kjo nuk i duhet aspak Shqipërisë që ka prespektivë Evropiane.
Për të shmangur të gjitha paragjykimet dhe për të evidentuar një gjobitje të mundshme të shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare, është e udhës që institucionet shtetërore të mos marrin vendime të njëanshme, por të presim të flasë drejtësia. Në një vend ku nuk mbizotëron shteti ligjor por arbitrariteti nuk mund të flitet me për demokraci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb