Me Tiranën që po zhvillon një sezon më vete, ekipeve të tjera që e ndjekin nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojnë që edhe bardheblutë të ndalen herët apo vonë. Kukësi në më shumë se një herë gjatë këtij sezoni është projektuar si skuadra anti-Tirana, por ky perceptim është zbehur po aq herë, mbi të gjitha pas humbjes 4-0 të pësuar në kryeqytet.

Pavarësisht këtij fakti, Kukësi dhe Diego Longo nuk kanë ndërmend të dorëzohen, ndaj Kastriotit vërtetuan edhe një herë se kur janë në formë janë të pandalshëm, fitorja me “poker” golash çliron edhe më shumë ambientin por tekniku italian nuk preferon të flas për garën për titull:

“Kjo varet edhe nga Tirana, edhe ata kanë presion, do të luftojmë çdo ndeshje për të marrë pikë. Ata janë të parët me meritë, por ne kemi tjetër kampionat, do të vrapojmë ndeshje pas ndeshje për të marrë maksimumin”, u shpreh Diego Longo i cili këtë javë duhet të bëjë llogaritë me Laçin, rivalin e tyre kryesor. Edhe pse jo shumë optimist, Longo shpreson që të këtë sa më shpejt në dispozicion Vasil Shkurtaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: