Afati i 31 gushtit duket se nuk mjafton për të evakuar mijëra afganë që pop resin brenda dhe jashtë dyerve të aeroportit të Kabulit.

Sipas marrëveshjes me talebanët, që nga 1 shtatori nuk duhet të ketë më asnjë trupë të huaj në Afganistan.

Gjithsesi SHBA, Gjermania dhe Franca kanë rritur mundësitë që të ketë një shtyrje afati edhe pse talebanët kanë kërcënuar me pasoja nëse shkelet marrëveshja.

Ishte Presidenti amerikan Joe Biden ai që vendosi afatin dhe mendohet se do të jetë sërish ai që do të marrë një vendim në 24 orët e ardhshme.

Për më tepër sot mbahet dhe Samiti i G7 vetëm për çëshjen e Afganistanit ku do të merren vendime të përbashkëta se si mund të bashkëpunohet kryesisht në evakuim dhe zgjidhjen e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: