Analistë dhe aktivistë politikë të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë folur për Gjykatën Speciale dhe për faktin se çfarë politike ndërkombëtare do të ndjekë Albin Kurti si kryeministër i ri i Kosovës.
Ish-diplomati i Shqipërisë në Shkup Agim Cejku tha se ngritja e Gjykatës Speciale u bë nën presionin rus, që ka politike ta mirëfillta antishqiptare. Analisti Skënder Minxozi deklaroi se VV ndër të tjera se Vetëvendosje shquhet për një shqiptarizëm, që nuk dihet sa mund të jetë e pranueshme për ndërkombëtarët.
Agim Cejku: Ngritja e gjykatës Speciale, ne e dimë sesi u ngrit në Hagë për të thënë se shteti i Kosovës nuk funksionon, gjë që është e gabuar. Ne e dimë presionin e Rusisë dhe të shteteve të tjera për të ndërtuar këtë gjykatë.
Arbër Zajmi: Specialja është eksperiment për të shantazhuar. Mendoj se drejtësia do vullnet tjetër për të ecur përpara dhe mendoj se do ecë përpara, pa premtuar parajsën. Taksa nuk ka bërë ndonjë gjë, sepse prapë mallra serbe kanë ardhur ndryshe në Kosovë. Është e papranueshme ndërkombëtarisht kjo taksë. Taksa është vënë në mënyrë tragjike. Kanë thënë ministrat që ta bëjmë taksën 10, 20 dikush e ka dalë kryeministri ka thënë 100 për qind dhe e kanë vendosur. Është qesharake. Këto tema janë instrumentalizuar, duke iu premtuar vizat etj.
Lisen Bashkurti: Unë mendoj se ndërkombëtarisht Kosovës nuk i kanë munguar liderët e fortë, madje edhe gjeneralët e vetëshpallur. Pesha e Albin Kurtit do të jetë sesa do i qëndrojë parimeve dhe ligjeve të shtetit dhe jo asaj që do ai. Pra, Kosova të jetë shtet, të ketë identitet shtetëror. Albini është lider institucional, ndërsa ta më herët kanë qenë abuzues, kanë qenë shpërdorues, partiakë.
Skënder Minxhozi: Në çështjet e politikës së jashtme, z.Kurti ka qenë i investuar në një set idesh e qëndrimesh që do të duhet më së paku t’i rishikoj kur të bëhet kryeministër. Ne e dimë se VV ka ide kundër asociacionit. Albin Kurti ka një qëndrim filo-shqiptarizëm. Një qëndrim që vë deri në pikëpyetje të identitetit të shtetit të Kosovës në idenë që ai ka në bashkimin e dy pjesë të kombit. Partitë tradicionale në Kosovë kanë qenë më luajale ndaj ndërkombëtarëve. Kur vjen puna te politika e jashtme, gjithçka komplikohet. Ke një Serbi që nuk respekton marrëveshjet, ke mbrapa Rusinë.
(d.xh/Balkanweb)