Të gjithë në shtëpinë e bardhebluve dëshironin me çdo kusht të shmangnin humbjen përballë Kukësit, jo vetëm për situatën ku ndodheshin, por një humbje një javë përballë derbit do të vendoste jo pak nën trysni ekipin e Tiranës. Nuk e dëshironte mbi të gjitha këtë humbje trajneri Ardian Mema i cili tashmë duhet të gjejë recetën fituese për të rikthyer ekipin në gjendjen e duhur psikologjike dhe fizike. Mema ka përpara një tabu 5-vjeçare, të thyej Partizanin, atë që nuk e ka bërë askush përpara tij në këto vite të fundit. Diskutimi këtë herë është ndryshe pasi Tirana zbret në fushë si favorite, ka një organikë të plotë e të mbushur me lojtarë nga më të mirët në qarkullim, në këto kushte, duke parë dhe gjendjen e kundërshtarit, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte një zhgënjim.

Mema
Mema

Presioni sigurisht do të bie mbi trajnerin nëse Tirana as këtë herë nuk thyen Partizanin. Sfida e fundit kundër Kukësit vërtetoi se bardheblutë janë të prekshëm në mbrojtje, të dy golat erdhën në krahun e djathtë dhe sipas të gjithë gjasave, Vangjeli pritet të jetë i sakrifikuari i parë, vendin e tij pritet ta marrë Albi Doka. Jo vetëm mbrojtja por as sulmi nuk ishte në lartësinë e duhur, Ngoo dukej i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit, ishte i vetmi që u përpoq të bënte diferencën. Gjigandi anglez pritet të jetë sërish titullar në derbi por në dilemë mbetet kush do të luaj pas tij, kjo dilemë është shtuar edhe më shumë pas rikuperimit të plotë të Agostin Torasës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb