Prestige Hotel në Tiranë ishte përzgjedhur nga organizata e xhentëlmenëve e quajtur “Round Table” për të kremtuar inaugurimin e degës me të re shqiptare në një mbrëmje të papërsëritshme gala. Anëtarë të organizatës ndërkombëtare jo fitimprurëse ku në fokus kanë bamirësinë jo pa qëllim kishin zgjedhur hotelin i cili promovoi në një mbrëmje elegante, traditën më të mirë shqiptare. Mikpritja me kujdesin deri në detaje në hotelin “Prestige”, atmosfera miqësore, ushqimet tipike tradicionale si dhe birra e parë shqiptare u shijuan nga përfaqësuesit e “Round Table International”.

Në intervistat e dhëna për gazetaren e News24, Aurora Golemi, anëtarët e Round Table thonë se ngrohtësia që kanë ndier këtu është dhe arsyeja përse ata duan të kthehen sërish për të eksploruar më shumë Shqipërinë.

“Nga udhëtimi im i parë në Tiranë nuk kisha asnjë pritshmëri, por njerëzit, ushqimi, kultura, tradita juaj më e kthyen këtë udhëtim në një eksperiencë të mrekullueshme. Para se të vija këtu unë kisha dëgjuar për Shqipërinë vetëm kur kombëtarja daneze luante me kombëtaren tuaj. Vetëm kaq dija për vendin tuaj. Mikpritja në hotelin Prestige ka qenë e shkëlqyer. I ka tejkaluar pritshmërie e mia. Kurrë më parë nuk kam parë një dhomë hoteli më të bukur sesa kjo që kam këtu. Nga ky udhëtim kam mësuar se pse të shkoj për pushime në Francën Jugore kur mund të shkoj në jug të Shqipërisë. Keni plazhe të mrekullueshme, këtu ka histori, kemi shumë për të eksploruar këtu”,- u shpreh anëtari danez i “Round Table” Danimarkë.

“Unë jam nga Luksenburgu dhe këtë mbrëmje ne jemi së bashku me miqtë tanë shqiptarë të cilët sapo kanë krijuar tavolinën e parë të rrumbullakët këtu në Tiranë. Kemi kaluar një fundjavë fantastike këtu, jemi mirëpritur në hotelin Prestigj, më ka bërë përshtypje sa të ngrohtë janë shqiptarët dhe sa shumë kujdesen që ne t’ia kalojmë sa më bukur”,- u shpreh anëtari i “Round Table” Luksenburg .

“Kjo është hera ime e dytë në vendin tuaj, e kam vizituar Shqipërinë edhe në 2004 kur isha në Forcat e Armatosura Gjermane, por këtë herë ja kam kaluar më mirë, faleminderit për mikpritjen tuaj bujare”,- u shpreh anëtari i “Round Table” Gjermani.

“Po e vizitoj Shqipërinë për herë të parë, por padyshim nuk do jetë hera e fundit. Na pëlqen atmosfera, shqiptarët, ne në fakt do të rikthehemi qershorin e ardhshëm për tryezën rrumbullake të Shqipërisë, kështu që mezi po presim të rikthehemi këtu. E di pse? Se jeni popull i dashur, gratë janë të bukura, nuk kam pse gënjej…”,- u shpreh një tjetër anëtar danez i “Round Table” Danimarkë.

“Ne kemi ndihmuar djemtë e ‘Round Table Albania’, u kemi dhënë një dorë të organizojnë tryezën e tyre të parë. I shikojmë të motivuar, do ecin përpara,  u uroj suksese të mëtejshme dhe fat!”.

Birra “Korça” është ajo që ua bëri mbrëmjen akoma dhe më të bukur.

“Në jemi danezë kemi birra të mira, por në shijuam gjithashtu edhe birrën tuaj shqiptare, padyshim birra tuaj është e mirë!”.

“Kjo birrë ka një balancë shumë të mirë shijeje, me këta njerëz në këtë atmosferë shijon më mirë. E duam shumë…Nuk është fjala vetëm se po shijojmë ushqimin tuaj, birrën tuaj të mrekullueshme, por edhe mikpritja në këtë hotel”.

“Është birra më e mirë në Shqipëri”.

Presidenti  i Round Table Albania, Erion Siço, shprehet se hoteli Prestigj jo vetëm akomodoi gjithë fundjavës dhjetëra anëtareve të organizatës “Round Table” por shërbeu edhe si promotori me i mire i vlerave të traditës shqiptare.

“Kur ‘Round Table’ viziton një vend, ne kërkojmë traditën kërkojmë ushqime pije tradicionale kemi ftuar valltarë dhe këngëtarë popullore. Po promovojmë vlerat dhe traditat e një vendi. Birra ‘Korça’ është një nga birrat më të frekuentuara anëtaret janë gjithmonë të fokusuar tek ushqimet tradicionale për të kuptuar më shumë për vendin pritës. Përderisa e kemi zgjedhur Prestigj Hotel është vendi ideal”, tha për News24, Presidenti i Round Table Albania, Erion Siço.

Tavolina e parë shqiptare përbëhet nga 15 anëtarë. Për të qene pjesë e saj duhet të jesh nën 40 vjeç dhe çdo tavoline ka anëtarë me profesione te ndryshme. Në një tavoline nuk lejohen dy anëtarë me te njëjtin profesion. Në qershorin e vitit që vjen 1000 anëtare të Round Table nga 55 shtete priten të vizitojnë Shqipërinë, ku padyshim do të ndihen si shqiptarë të vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb