Jemi në një muaj pranvere. Ne e dimë çfarë gratë kërkojnë gjatë udhëtimeve të tyre në çdo stinë të vitit. E megjithatë pranvera të jep një mundësi më shumë. Ndaj ato optimizojnë përvojën e tyre të qëndrimit në hotelin tonë. Dhe kjo merr vlerë më së tepërmi për klientet femra që marrin rrugën jo vetëm për turizëm e plazh, por më së tepërmi për ato që udhëtojnë për punë e biznes.

Prestige Hotel&Restorant siguron mbarëvajtjen e një shërbimi të kompletuar luksoz. Salla e konferencave është krijuar me vëmendje në detaje për ta bërë një grua të tregojë parametrat më të mirë të saj; forcën dhe intelektin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithsesi dizajni tërheqës i interierit, është fort i përshtatshëm për çdo lloj udhëtar biznesi.

Mendimi i përgjithshëm është se për këdo që zgjedh një hotel do të dëshironte që brenda dhomës së tij të gjente të gjitha komoditetet e shtëpisë. Dhe kështu të ndihej sikur ishte kthyer pranë familjes. Prestige Hotel&Restorant trasmeton në çdo dhomë të tij po atë ndjenjë dhe ngrohtësi që mund t’u ketë munguar gjatë udhëtimit të gjatë e të lodhshëm.

Dhe nuk ka asgjë më të mirë sesa të kthehesh në hotel pas një dite të ngarkuar me punë dhe të jesh në gjendje të pushosh nën një robdeshambër të butë, shtrat luksoz dhe pasi ke marrë dhe një trajtim bukurie.

Dhe një pikë tjetër e fortë e një hoteli të mirë është menuja e tij. Prestige Hotel është kujdesur që të ofrojë një kuzhinës së miksuar, por të shëndetshmepasi mirëqënia e klientëve ështe prioritet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb