Prestige nuk e ka nisur mirë aventurën në kompeticionin e radhës ndërkombëtar në “Urban Cup 2022”, në një turne në futbollin me 8 lojtarë që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Ekipi shqiptar është mundur 3-2 nga vendasit Tera Trak, në një ndeshje ku fati nuk ishte me Prestige.

Golat për për skuadrën shqiptare u shënuan nga Kurpalaj dhe Moçka, por në fund ekipi bullgar arriti të shënojë golin e fitores. Në këto momente po luhet ndeshja e dytë e grupit me Trakiec, gjithashtu ekip bullgar.

Në këtë aktivitet marrin pjesë 11 ekipe, nga shtete si Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Izraeli, të ndara në tre grupe, ku Grupet A dhe B përbëhen me nga 4 skuadra, ndërsa grupi C me 3. Në Grupet A dhe B kualifikohen vendet e para, të dyta dhe të treta, ndërsa në grupin C vetëm vendi i parë dhe i dytë. Loja luhet në fusha me për masa 60×40 metra dhe me nga dy pjesë nga 25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb