Është dashur ruleta e penalltive, por në fund saktësia ka qenë e gjitha e skuadrës shqiptare të Prestige MFC, e cila kalon më tej pasi ka arritur të eliminojë ekipin spanjoll të Giro Molde Azul Valencias me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Një kualifikim i merituar i Prestige, që mund ta kishte mbyllur më shpejt takimin, por një autgol i pafat i dha mundësi rivalit të shpresojë deri te goditjet nga pika e bardhë, aty ku saktësia e kapitenit Hysenbelliu me shokë ishte e pagabueshme.

Pjesa e parë e takimit do të mbyllet me rezultatin 2-0, pas një dygolëshi fantasik të Shimës, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar të minifutbollit. Në pjesën e dytë, një autogol i pafat i Dajtit i hapi rrugë skuadrës së Giro Molde Azul Valencia që të barazojë.

Gjithçka spostohet në ruletën e penalltive, ku kapiteni Hysenbelliu me gjakftohtësi i jep siguri shokëve me ekzekutimin e tij të saktë, ndërsa më pas Myrta dhe Saliaj nuk gabojnë, teksa rivali spanjoll gabon penalltinë e dytë në treshen e tij. Kështu kualifikohen kampionët e Shqipërisë, që konfirmohen një nga formacionet më të forta të turneut dhe pretendentë seriozë për triumfin e trofeut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb