Në këtë hotel të bukur që ditëve të verës vizitohet nga mijëra turistë, këto ditë ka miq të tjerë. Këtu kanë gjetur sigurinë aq të munguar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhjetëra banorë.

“Prestige resort” në Golem është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i së martës duke hapur dyert për të strehuar njerëz të mbetur pa shtëpi apo të tjerë që kanë frikë të flenë në banesat e dëmtuara.

Fëmijë burra gra e të moshuara që kanë parë tmerr me sy dhe kanë përjetuar ankth e panik, mëngjesin e së martës dhe pas tij ndërkohë që toka nuk po gjen qetësi nga paslëkundjet, tani jo vetëm janë strehuar në gjithë ambientet e ‘Prestige Resort’, por kanë gjetur aty mjedis dhe ushqim të ngrohtë.

“Prestige Resort” me një kapacitet të madh akomodues, rezistent ndaj tërmeteve që goditën Durrësin, duke mos pësuar asnjë gërvishtje, ofron sigurinë e kërkuar nga banorët në këto ditë plot ankth e frikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të tronditur nga ajo çfarë përjetuan, ata shprehen falënderues për mikpritjen bujare dhe thonë se ndihen më të qetë që këto ditë të vështira po i kalojnë me një staf profesionist që i trajton si turistë elitarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb