Kamerat e emisionit “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe kësaj jave janë vendosur në një nga resortet më të bukura në Shqipëri, “Prestige resort”. Në mes të pyllit të pishave të buta, buzë detit e rërës së pastër, vështirë se do mund ta ndërroni me tjetër këtë destinacion në Golem.

Resorti shtrihet në një hapësirë gjigante ku numërohen të paktën 189 dhoma akomodimi, 3 godina me koncepte të ndryshme, 3 restorante, 4 pishina, 2 zona të mrekullueshme plazhi, një park i madh ujor, gati sa një qytet më vete dhe SPA-ja fantastike.

Grupit të xhirimit iu bashkua edhe Nevin Bozan, Menaxhere e Përgjithshme e cila tha se në segmente të ndryshme, ofrohen koncepte të ndryshme.

Si një njohëse e mirë e industrisë së turizmit, (vetë vjen nga Turqia që tashmë është lider në këtë fushë), Nevin thotë se kanë preferuar që përveç restoranteve e picerisë, të ngrenë edhe “Shtëpinë e qebapit”. Ajo thotë se aty ka ngrënë qebapin më të mirë të bërë ndonjëherë. Nevin thekson se me mbylljen e sezonit të verës, në “Prestige resort” ndodh ndryshme, aty vijon argëtimi dhe shërbimet në çdo stinë dhe ditë të vitit. Nevin thotë se pritet ngritja e një godine të re dhe SPA-je gjigante.

Teksa ajo flet, zërat e pushuesve dhe zhurma e detit janë ngacmuese për këdo që mendon t’i dhurojë vetes dhe atyre që do, më të mirën, ndaj lidhja me emrin e “Prestige resort” nuk do jetë rastësi, por tundimi nga mbretëria e pushimeve të pakrahasueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb