Prestige Resort ka mirëpritur në mjediset e tij garuesit e edicionit 18 të Rally Albania. Janë 250 pjesëmarrës nga 26 vende të ndryshme të botës, që mblidhen në një aktivitet me synim promovimin turistik të Shqipërisë.

“Pjesëmarrësit në garë marrin pjesë me motorë, makina. Terreni në të cilin ne zhvillojmë këtë garë janë rrugë të pashtruara dhe kjo garë Ii jep mundësi pjesëmarrësve për të promovuar ato vende të Shqipërisë të pashkelura. Të gjithë pjesëmarrësit dhe stafi po ndjehemi shumë komod dhe çdo gjë po na funksionon mirë dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shumë të kënaqur”, shprehet sekretarja e Përgjithshme e FSHMO, Ledia Lila.

Garuesit e huaj kanë vlerësuar natyrën, plazhin e Golemit, klimën dhe shërbimet e ofruara nga Prestige Resort në Durrës.

Italiani 1- Vij për herë të parë në Shqipëri, jam nga Italia. Është një vend i bukur, njerëz të këndshëm, plazh i këndshëm, gjithçka është e bukur këtu.

Italiani 2- Janë njerëz të mrekullueshëm, hoteli është mrekullueshëm. Vij për herë të parë, por do të kthehem sërish. Durrësi qytet shumë i bukur, është qytet modern.

Italiani 3- Është hera e dytë që jam në Shqipëri. E kam në zemër këtë vend. Përveç garuesve të huaj në Rally Albania marrin pjesë edhe konkurrentë nga Shqipëria dhe Kosova.

Garuesi 1- Viti i dytë që marr pjesë si pilot konkurrenca është në rritje, jam më tepër për pjesëmarrje, por shpresat janë të mëdhaja.
Garuesi 2- Kam hob dhe pasion dhe vendosa të marr pjesë. Kjo makinë ka qenë më parë fituese e Really Albania, tashmë po provoj unë fatin.
Garuesi 3- Jemi prezent që nga 2005 te Really Albania synimi kryesor ta fitojmë Really Albanian.

Pas grumbullimit në Prestigj Resort, ceremonia hapëse u bë në shëtitoren Taulantia dhe gara nis në zonën e Kallmit. Rally Albania organizohet nga Federata Shqiptare e Motociklizmit nga 4 deri ne 11 Qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb