Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të zhvilluar jashtë Kuvendit, nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është kthyer në një armik të lirisë së fjalës.

I ndalur tek sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, ish-kryeministri theksoi se dhuna dhe terrori nga ana e kryeministrit duhet të ndalet me patjetër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama është një armik i fjalës së lirë aq sa ishte i ati i tij që firmoste për të varur në mes të sheshit. Ai firmos shkatërrimin e pronave të pronarëve mediatikë. Këtu ka një sulm të stuhishëm kundër medieve. E vërteta është vendosja e medieve nën kontrollin e qeverisë.
Dhe fjala e lirë nuk ka qene kurrë më në vështirësi. Unë lexova me vëmendje denoncimet e zotit Hysenbelliu çka lihet për të kuptuar ‘Cherchez la femme”. Zonja Rama, e kam denoncuar disa herë. Ajo ftoi gazetarët për t’i nderuar në një pritje për vitin e ri. Ajo u tha gazetarëve se po ma helmoni burrin.
Tani del përsëri në rastin e “Prestige”. Nëse bëhen dy pushtete dhe përdoren kundër njerëzve të pambrojtur, kjo e thellon dhunën dhe terrorin ndaj të tjerëve. Prandaj unë kërkoj që të ndalet kjo dhunë ky terror. I bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin një hetim për sulmet ndaj medieve të lira. Në mënyre absolute sulmi bëhet, sepse pronari i News 24 nuk ka pranuar linjën editoriale të Edi Ramës. Pronari foli edhe për pseudonime që mund t’i sqarojnë ata. Shqiptarët do t’i paguajnë aktet vandale të Edi Ramës ndaj pronarëve të medieve. Siç paguajnë për Agon Channel e shumë të tjera. Kjo situatë do një ligj që të gjithë t’i ngarkohen atij që i shkakton këto pasoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb