TIRANË– Edhe njëherë Shqipëria turistike bëhet objekt i revistave prestigjoze botërore për bukuritë e saj natyrore, kulturën dhe traditën.

Artikulli i revistës britanike “Wanderlust” me titull “The hot list: where to travel in 2015” , liston Shqipërinë si një vend shumë mikpritës me bukuri të virgjër e të pazbuluar në Ballkanin Perëndimor ku duhet të udhëtoni për vitin 2015.

Kryeredaktorja e revistës britanike vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në vitin 2014. Ajo u mahnit nga mikpritja e ngrohtë dhe bukuritë natyrore të këtyre vendeve.

“Nëse vlerësoni bukuritë autentike e të virgjëra, atëherë jeni në vendin e duhur”, përfundon shkrimin e saj revista prestigjoze.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: