Hulk është bërë pjesë e një trekëndëshi dashurie, që ka vendosur përballë ish-gruan dhe mbesën e saj.

35-vjeçari zbuloi javën e kaluar se është në pritje të fëmijës së tij të parë me Camila Souson.

35-vjeçari postoi disa foto me partneren 32-vjeçare, e cila është mbesa e ish-bashkëshortes së tij. Në pozat në fjalë, ata shfaqeshin duke mbajtur në dorë edhe ekon, duke treguar se shumë shpejtë do të vijë në jetë një tjetër fëmijë.

Tezja e Camilës, Iran Angelo de Sousa, është ndarë nga Hulk pas 12 vitesh bashkë dhe kanë 3 fëmijë. Ajo ende nuk ka reaguar në lidhje me shtatzëninë e mbesës së saj me ish-bashkëshortin, por në shtator të vitit të kaluar foli për lidhjen e tyre.

“Zgjohem dhe më zë gjumi pa e kuptuar pse më ndodhi e gjithë kjo. Dhimbja është e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyej zemrën, por Zoti vjen dhe më ndihmon.

I dhashë gjithçka kësaj vajze, që kur ajo erdhi në jetë. Sakrifikova ëndrrat e mia shumë herë për të realizuar të sajat. E këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi janë të lehta për t’u dhënë kur ke para. Por dashuri, vëmendje, respekt… gjithçka”, shkruante ajo në një postim në “Instagram”.
Ndërsa vetë Hulk ka thënë më herët se ai ka qëndruar me ish-bashkëshorten vetëm se ngelte shtatzënë. Madje ka zbuluar se edhe e ka tradhtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: