Debutimin si trajner i parë të Tiranës do ta kishin zili të gjithë kolegët e tij. Por Emanuel Egbo nuk lëviz nga pozicioni i modestisë dhe mban veten dhe skuadrën me këmbë në tokë. Pas nën fitoreve radhazi mes Superligës dhe Kupës, bardheblutë kthehen në fushën e lojës të shtunën për ndeshjen kundër Skënderbeut.

2. Tirana Per Rekord, Egbo Donte Derbi Edhe Ne Kupe
2. Tirana Per Rekord, Egbo Donte Derbi Edhe Ne Kupe

“Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtarin është e njëta si kjo me Skënderbeun. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalisht. Çunat dhe ekipi janë gati, që të japin 100%”, ka thënë Egbo. Në dy përballjet e këtij sezoni Tirana dhe Skënderbeu kanë ndarë nga një fitore. Por për trajnerin bardheblu, çdo sfidë është një histori më vete.

3. Tirana Me Ritem Rekordesh, Por Perpara Ka Prova Force
3. Tirana Me Ritem Rekordesh, Por Perpara Ka Prova Force

“Ne gjithmonë shohim lojën tonë. Merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeun, kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalisht”, vijon trajneri bardheblu. Faktori fushë dhe tabela e renditjes i japin të drejtën e favoritit Tiranës. Egbo nuk bën parashikime, por një ide se si do të jetë ndeshja e ka gjithsesi”, është shprehur tekniku. “Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënoj. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur. Ai që bën më pak gabime do marrë maksimumin e ndeshjes”, përfundon trajneri Tiranës.

2. Egbo Ka Luksin E Zgjedhjes, Edhe Hasani Eshte Gati
2. Egbo Ka Luksin E Zgjedhjes, Edhe Hasani Eshte Gati

Egbo la pushim të gjithë titullarët në ndeshjen e Kupës të luajtur në mesjavë, ndërsa ka të gjithë skuadrën në dispozicion për sfidën e së shtunës. Pavarësisht kësaj, tekniku pritet të zbresë në fushën e “Air Albania” pa ndryshime në formacionin e tij fitues.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb