TIRANË

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për aktorët e përfshirë në atë që opinioni publik e njeh si çështja “Babale”, mes tyre edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Organi i akuzës për Salianjin kërkoi 1.6 vite burg, dënim ky që pritet të konvertohet me tre vite shërbim prove, por kësaj çështjeje,  pritet t’i vihet “kapaku përfundimtar” nga vetë gjykata.

Gazetarja Klodiana Lala ka replikuar me ish-deputetin në emision “Real Story”, ndërsa i kërkoi atij të tregojë  prova, që sipas saj do ta nxirrnin pafajshëm atë në këtë çështje. Sipas Lalës, kjo çështje është  hetuar keq, por shtoi se merita  kryesore e PD-së është se denoncimi i saj mbylli pas hekurave vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Kjo çështje është hetuar keq, por në një pjesë të saj është hetuar keq. Momenti që u bë denoncimi, Geron Xhafa ka qenë në Shqipëri. Një rezultat dha denoncimi i PD, sepse Xhafa nuk  do shkonte në burg. Kjo është për t’u përshëndetur. Do ta besoj këtë gjë nëse do të merrej  zëri i Xhafës sipas ligjit, siç dihet tashmë dhe në këtë kuptim them se më lind pikëpyetja e parë që ta shohë atë me dyshim. Salianji deri më tani na ka bërë vetëm deklarime publike, por në gjykatë di që nuk ka dorëzuar asnjë fakt apo dokument. Prokuroria thotë se Salianji ka organizuar këtë histori për të goditur reputacionin e Fatmir Xhafajt, dhe për këtë do paguante. Në këtë momente nuk më rezulton se personat kyç në këtë histori, Geron Xhafa dhe “Babalja” të jenë takuar me njëri tjetrin. Salianji më jep prova se si e përjashtoni veten nga kjo histori

Ervin Salianji: Këtë nuk e provoj unë, por e provojnë instancat.  Kush ia ka vendosur Geron Xhafës pas shërbimin informativ.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb