Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të japë gjatë ditës së sotme, të dhëna të reja nga vaksina AstraZeneca, lidhur me mpiksjen e gjakut. Sipas BBC, fjalën kryesore do e ketë drejtori ekzekutiv i EMA Emerr Cooke, si dhe kryetarja e Komitetit të Sigurisë në EMA, Sabine Starus.

Gjithashtu, krahas EMAS, edhe Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britaninë e Madhe, po kryen hetime në lidhje me pretendimet e ngritura për mpiksjet e gjakut.

Nga të dhënat e deritanishme, nuk ka prova të forta që shërbejnë si tregues që vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut, pasi ekspertët kanë sqaruar, se rastet e mpiksjes së gjakut të raportuara deri më tani, janë shumë normale në raport me numrin e vaksinave të injektuara në popullatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb