Ambasada ruse në Uashington i ka cilësuar si “provokim” deklaratat e SHBA për përdorimin e armëve kimike në luftën në Ukrainë.

“Ne morëm parasysh deklaratat provokuese të bëra nga Sekretari i Shtypit i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned #Price në një konferencë më 12 prill,” tha ambasada.

“Ned Price u dallua edhe një herë nga biseda e tij boshe, e pa vërtetuar nga asnjë provë.”
Ambasada ruse pretendon më tej se ushtria e tyre nuk ka në dispozicion asnjë mjet lutarak kimik, pasi vendi i eliminoi të gjitha rezervat në vitin 2017.

“Informacioni i konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse për përgatitjen e provokimeve nga radikalët ukrainas me përdorimin e kimikateve është shqetësues.
Kemi pyetje edhe për origjinën e këtyre substancave”, shtoi ambasada.

Komentet ishin si përgjigje ndaj Price duke thënë se SHBA-ja është “e shqetësuar” se Rusia “mund të kërkojë të përdorë armë kimike”, gjatë një konference të martën.

Sakaq, vlen të përmendet se ka pretendime se armë kimike janë përdorur në Mariupol, qytetin ukrainas që prej ditësh është i rrethuar nga rusët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: