Zyrtarët ukrainas të Mbrojtjes kanë pohuar se Regjimenti Ajror i Gardës Kostroma 331 i Rusisë është shkatërruar nga forcat e saj.

Në një postim në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës në Facebook, zyrtarët thanë se regjimenti ishte përfshirë në angazhime rreth kryeqytetit të Kievit dhe se vetëm një anëtar i njësisë i kishte mbijetuar sulmit të kryer nga trupat ukrainase.

Po ashtu thuhet se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha gjatë një ofensive në qytetin lindor të Kharkiv.

BBC shkruan se këto pretendime nuk mund t’i verifikojë ende zyrtarisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb