Gazeta “Al Thawra”, një prej organeve publikuese zyrtare të regjimit të Bashar Al-Assadit në Siri, njoftoi se dy kompani ruse do të fillojnë punimet për kërkimin e naftës dhe gazit natyror në Mesdheun Lindor.

Sipas gazetës, mësohet se Ministria e Naftës dhe Burimeve Minerale e regjimit të Assadit ka nënshkruar marrëveshje për të kërkuar naftë me kompanitë ruse për kërkime të naftës Capital Limited dhe East Med Amrit.

Sipas marrëveshjes, kompania Capital Limited do të kërkojë naftë në një hapësirë prej 2.250 km katrorë në ujërat e qytetit Tartus të Sirisë në brigjet lindore të Mesdheut.

Në lajmin e datës 16 mars 2021, janë dhënë edhe informacionet se marrëveshja “është kryer për një periudhë 25 vjeçare + 5 vjeçare, se janë planifikuar punime eksploruese me një afat 48 muaj dhe se ky afat mund të zgjatet edhe me 36 muaj nëse është e nevojshme dhe që në rast se gjendet naftë ose gaz ndarja do të bëhet sipas sasisë së prodhuar”.

Gjithashtu në lajm thuhet se edhe për East Med Amrit janë përcaktuar vendet e shpimeve në një fushë prej 2.190 km katrorë në periferinë veriore të Tartus dhe se priten që të kryejë punimet e kërkimeve sizmike 3 dimensionale.

Ndërkohë nga Rusia nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb