Pretendohet se Rusia ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarakë me vendet afrikane dhe se ka marrë leje për ngritjen e bazave ushtarake në 6 vende.

Sipas lajmit të gazetës Bild duke u bazuar në raportin sekret të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Rusia që nga viti 2015 ka bërë bashkëpunim ushtarak me 21 vende të Afrikës, numri i cili më parë ka qenë vetëm 4.

Në lajm u pretendua se në kuadër të këtyre marrëveshje administrata e Moskës është siguruar për lejimin e ndërtimit të bazave ushtarake në Republikën e Afrikës Qendrore, Egjipt, Eritre, Madagaskar, Mozambik dhe Sudan.

Sipas lajmit Rusia pjesërisht në mënyrë sekrete dhe pjesërisht zyrtare i trajnon ushtarët e vendeve në fjalë, ndërsa në këtë kuadër në Republikën e Afrikës Qendrore janë me detyrë 180 ushtarë rusë.

Në lajm gjithashtu theksohet se rreth 20 ushtarë nga Mali çdo vit kryejnë stërvitje në Rusi.

Më tej në lajm thuhet se në Afrikë nuk gjenden vetëm ushtarë rusë, por edhe forcat speciale të sigurisë si grupi Wagner.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb