Agjencia e Sigurisë së Brendshme norvegjeze ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se është një spiun rus, por ai pretendon se është një akademik brazilian dhe se nuk ka të bëjë me shërbimet ruse.

“Ne kemi kërkuar që një studiues brazilian në Universitetin e Tromsø të dëbohet nga Norvegjia sepse ne besojmë se ai përfaqëson një kërcënim për interesat themelore kombëtare,” tha zëvendës shefi i shërbimit të sigurisë policore (PST), Hedvig Moe.

Agjencia e sigurisë ishte e shqetësuar se ai “mund të ketë marrë informacion në lidhje me politikën e Norvegjisë”, tha Moe. “Edhe nëse kjo nuk është një kërcënim për sigurinë tonë, ne jemi të shqetësuar se mund të keqpërdoret nga Rusia.”

Hetuesit besojnë se studiuesi i supozuar, i cili u arrestua të hënën në qytetin Arktik, ishte në Norvegji me një emër dhe identitet të rremë duke punuar për një nga shërbimet e inteligjencës ruse, tha NRK, ndërsa një gjykatë lokale urdhëroi që ai të mbahet në arrest për të paktën katër javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb