Samir Nasri, lojtar i Seviljas në Spanjë, pretendon se i është vjedhur “Twitter-i”, kur në llogarin e tij u publikuan disa statuse që nëse do të ishin të vërtetë do të përbënin me të vërtetë një skandal. Në statuse ishte i qartë mesazhi që francezi kishte tradhtuar ish-të dashurën me një doktorreshë, ku ai kishte shkuar për një serum vitaminash.
rggrth
Në status thuhet se Anara Atanes, ish-e dashura e futbollistit e kishte prezantuar me mjeken. Kjo e fundit kishte përfituar nga largimi i Anarë-s dhe i kishte kërkuar lojtarit numrin e telefonit, ku më pas i kishte ofruar më shumë se një serum vitaminash…, raporton “the sun”.
re
Nasri mohoi të gjitha shkrimet duke shtuar se i kishin vjedhur profilin. Të gjitha statuset janë fshirë, duke përfshirë edhe apologjinë. Edhe spitali ku punon doktoresha ka mohuar gjithçka duke konfirmuar se profili i yllit të futbollit është vjedhur.

Nasri momentalisht është huazuar nga Manchester City te spanjollët e Sevilla-s dhe po kalon një sezon pozitiv në La Liga.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb