Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, ka takuar një person me aftësi të kufizuara në Kavajë.

Banori i shprehu shqetësime të tij në lidhje me vështirësitë që po kalon, ndërsa Duma theksoi se Rama i ka prerë këmbën Shqipërisë, duke shtuar se PD kur të vijë në qeveri, do të kthejë djemtë e vajzat në vend.

Takimi i Grida Dumës me një person me aftësi të kufizuar:

Qytetari: Kam një vit që e kam prerë këmbën. Dy herë kam shkuar në Kavajë, më kanë kthyer mbrapsht se nuk më merrnin.

Grida Duma: Pse nuk të merrnin?

Qytetari: Po vinte ambulanca deri këtu, thoshte ti s’ke këmbë. Më ishte enjtur këmba. Madje edhe kur u bë rinovimi i kempit atje, ma kanë ulur.

Grida Duma: Pse?

Qytetari: Je grup i dytë i moderuar thonë. Nuk je pa mend. Por, unë kam hequr gjymtyrën. Atëherë kur dola, dola vetëm nga diabeti dhe një gisht që kisha prerë. Tani që kam hequr këmbën thonë ta kemi ulur.

Grida Duma: Të kanë ulur kempin pasi ti ke prerë këmbën?

Qytetari: Edhe kur bëra këtë më datë 17 mora letrat, edhe kam hedhur për kempin. Se thanë mund të ankohesh.

Grida Duma: Çfarë merrje kemp?

Qytetari: Vetëm 107 mijë lekë të vjetra, tani thotë 90 mijë.

Grida Duma: Dhe zonja besoj është gruaja juaj?

Qytetari: Kjo zonja është gruaja ime. Nuk merr asnjëlloj gjëjë.

Grida Duma: Fare për përkrahjen e bashkëshortit, shërbimin që bën?

Qytetarja: Asgjë fare. Çdo gjë që bëj e bëj vetë.

Grida Duma: Pa asnjë ndihmë. Se unë e di që do e bëje shërbimin gjithsesi, por ti e bën pa asnjë ndihmë domethënë?

Qytetarja: Pa asnjë lloj ndihme. Ja këmba tjetër ka filluar prapë plaga. E ka me napa me gjëra të mbledhura. Tre gishta. Se kështu filloi edhe këmba tjetër. Dhe nuk e merrte njeri.

Qytetari: Përderisa filloi gishti ikin ato.

Grida Duma: Pra, ato shenjat që ke aty janë flluskat e mavijosura dhe mishi gati po kalbet.

Qytetarja: Po…

Grida Duma: Sa keni harxhuar në spital?

Qytetari: Mos e pyet më për të harxhuar.

Grida Duma: I ka harxhuar goca e marr me mend. Po fëmijët ku janë? Një gocë është në Tiranë, tjetra?

Qytetari: Tjetra është në Itali me gjithë çunin.

Grida Duma: Edhe çuni është atje? Edhe goca, edhe çuni janë në Itali ee? Po çuni kur shkoi?

Qytetari: Çuni ka rreth 2 vjet. Ka ikur se këtu nuk kishte të ardhme. Çfarë do bënte po të rrinte këtu? Me e marrë në qafë…

Grida Duma: Po atje çfarë bën tani?

Qytetari: Punon ditë-ditë…

Grida Duma: Edhe ju ndihmon ndonjë çik? Arrin t’ju ndihmojë?

Qytetari: Po me sa ka mundësi.

Grida Duma: Do kthehet çfarë thotë?

Qytetari: Jo, ku ta kthejmë ëktu. Jo. Këtu të ikësh dhe mos të të shohë njeri.

Grida Duma: Do ta kthejmë në fakt. Do bëjmë gjithçka që t’i kthejmë çunat edhe gocat gjithmonë se kjo është situatë, njësoj siç fatkeqësisht ke prerë këmbën ti, ashtu i janë prerë këmbët Shqipërisë me gjithë rininë jashtë. Plaket popullsia, plaket rinia, gjithçka.

Qytetari: Kemi patur qejf përpara, kishte aktivitete gjëra, po tani nuk sheh çunat e rinjtë të lozin top.

Grida Duma: Çuna, goca të fortë, Shqipëria e fortë, em një dështak si puna e këtij domethënë. Këtij farë njeriu, që as kryeministër, as dreq s’është në këtë shtet që s’bëri kurrë shtet.

Qytetari: Mos të kapemi me këto kanalet, që s’e kanë çarë kokën fare.

Grida Duma: Ecëm pak rrugës, kuptohet shuëm mirë që kanalet ju pengojnë edhe të merreni me bujqësi se s’keni si. Po tani me çfarë mbijetoni? Vetëm më 100 mijë lekëshin e kempit? 90 mijë lekshin…

Qytetarja:Mbaj dhe dy lopë, i bëj punët me punëtorë. Edhe mua më vjen rëndë po kështu kanë ardhur kushtet.

Grida Duma: Po të kishe çunin këtu, i bënte vetë. Gjithçka e shkatërruan me fëmijët që ikin jashtë. Zonja duhet të marrë pjesën e vetë të shërbimit që i takon. Sepse shërben një njeri i cili nuk mundet t’i shërbejë vetes. Pra, është një pjesë që i takon me ligj pjesa e shërbimit.

Qyetatrja: Nuk lëviz dot se për ta larë duhen dy veta.

Grida Duma: Do të rishohim kempin, që të marrim masën maksimale se nuk kam koment te fjala që ke marrë kemp më përpara, me fatkeqësinë e prerjes së këmbës merr më pak. Vetëm këtu mund të ndodhi këto. Po kjo është një anë. Ana tjetër është të subvencionojmë bujqësinë që të vijë çuni këtu. Ju keni bujqësi, punoni në bujqësi, çuni duhet të vijë këtu dhe si i ri që është ne do bëjmë subvencion të drejtpërdrejtë, sidomos për çunat dhe gocat e reja që hapin bizneset e veta, në rastin tuaj subvencioni në bujqësi do të jetë për dylymë, për krerë, për plehrat kimike, mekanizmat bujqësorë.

Qytetarja 2: Uuu sa janë rritur (plehrat kimike).

Grida Duma: Kudo këtë thonë. Nuk preken plehrat, një. Dhe e dyta që janë të skaduara në shumë raste. Kush jeton mirë në fshat.

Qyetari: Asnjë. Doli uji tani, na hyri të gjithëve nëpër shtëpi. Sollën nja dy fadroma, ndjenjën 10 minuta dhe ikën. Sa krehën ferrat. Dhe ikën. Aq qe.

Grida Duma: Kënaqësi që ta takova. Je shumë i fortë…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb