Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ku janë prezantuar edhe kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithëm i PS, Damian Gjuknuri u shpreh se për zgjedhjen e kandidaturave Kryesia e PS u nis nga parimet që figurat të jenë të pastra, i mirëpresin qytetarët dhe janë bërë me konsultime me qytetaret


“Kryesia e PS bëri një mbledhje dhe4 akoma ka një dsikutim të hapur. PS konkludoi me kandidaturat. Ne Durrës vendosëm të rikonfirmojmë Emirjona Sakon.  Ka justifikuar me punën e saj këtë përgjegjësi. Kryesia e PS u nis nga parimet që figurat të jenë të pastra, i mirëpresin qytetarët dhe janë bërë me konsultime me qytetaret. Jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje dhe është një moment i mirë për të fituar të gjitha bashkitë”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb