Për CIA-n (Central Intelligence Agency) Shqipëria vazhdon të mbetet burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

Në përditësimin e fundit në faqen zyrtare të CIA-s  të bërë më 14 gusht, shihet edhe përshkrimi që i bëhet Shqipërisë në lidhje me drogat e paligjshme, duke e evidentuar sërish si një vend problematik. Por kështu thuhet se ka organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.

Për CIA-n, vendi është i dobët karshi pastrimit të parave që lidhet këto aktivitete kriminale.
“- Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.
– Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.
– Burim kryesor për prodhimin e kanabisit
– Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.
– Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”, thuhet në prezantimin e Shqipërisë në faqen e CIA-s.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: