Policia e Tiranës bën me dije se janë finalizuar me sukses 2 operacione të koduara, ‘Bills’ dhe ‘Trick’.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve Blerim Kamberaj, 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online.

Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Tiranë-Informacion-

Finalizohen me sukses 2 operacione policore të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Bills”, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet një sasi vere, e dyshuar kontrabandë.

Operacioni policor i koduar “Trick”, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Goditet dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve B. K., 37 vjeçe dhe R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
——
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bills” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Xh., 65 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 400 shishe me verë, që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.
—–
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Krimit Ekomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K., 35 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi është kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi, të dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: