Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Përkrahë Pero Pejiç, drejtorit sportiv të verilindorëve, tekniku italian falënderojë drejtuesit e klubit për këtë mundësi që i dhanë ndërsa konfirmoi se kampionatin shqiptarë e njeh mjaftueshëm. Për momentin qëllimi kryesorë është të punojnë për të përmirësuar ekipin mbi të gjitha në aspektin mental:

FALENDERIMET – Para së gjithash ju falënderoj të gjithëve dhe në veçanti klubin që më dha këtë mundësi, si dhe për besimin. Ka shumë besim rreth meje dhe shumë ambicie. Më kanë treguar se me të vërtetë duan të arrijnë gjëra të mëdha dhe pranova të vij këtu.

Që në momentin e parë që takova Aldon (Gjici), Pejic dhe menaxherin folëm hapur. Erdha këtu prej besimit të dhënë. E rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë, të punojmë dhe të arrijmë objektivat.

SA E NJEH KAMPIONATIN SHQIPTAR- E njoh kampionatin, e njihja që më parë dhe jo tani kur nisëm të flasim, para tre javësh. Kontakti i parë ka nisur që para 3 javësh. Më pëlqen Superiorja, mund të rritemi si ekipi. Nuk flas dot për ekipet e tjera për momentin. Sezonin e shkuar të tjerët ishin më mirë se ne. Të shohim Kukësi dhe të përmirësohemi, sidomos në mentalitet.

RAPORTI ME EDI REJËN- Trajneri Edi Reja e kam njohur më parë, e kam takuar shumë vite më parë, kur ishte trajner i Lacios. Kam qëndruar 1 javë në qendrësn stërvitore të Lacios. Do e kontaktoj së shpejti dhe do takohemi. Për mua është e rëndësishme të jap më të mirën. Duhet të përmirësohemi. Kam pasur biseda me të dhe është nga ata që të vjen në ndihmë.

MERKATOJA E KUKËSIT- Kam shumë besim te futbollistë dhe te klubi, që i ka afruar. Nuk i kam stërvitur ende. Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Mund të përmend brazilianin që ka ardhur. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do punojmë që të futemi për të fituar.

E SHKUARA SI ASISTENT- Si asistentë kanë punuar edhe Flik, Tuhel dhe Murinjo. Shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Kisha kontratë me Dinamo Kiev dhe vendosa të largohem për të nisur eksperiencën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishme.
QËLLIMET E KLUBIT- Qëllimet e klubit janë të qartë: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin. Nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra. Do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb