Ditën e sotme në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun. Në një atmosferë tejet të ngrohtë kandidati Marku u mirëprit nga qytetarët e Vorës. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh; “Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija.”.

Sipas Tabaku, rivali i Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. “Vora është keqtrajtuar nga bandat dhe keqqeverisja, koha të zgjedhim të ardhmen!”, tha ajo. Pas fjalës së nënkryetares së PD qytetarëve iu drejtua kandidati Ymer Marku. Ai u shpreh se eksperienca e tij politike është provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.

“Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente”, u shpreh Marku. “Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në kete Bashki. Ne duhet të votojmë për të ardhmen, u shpreh Marku, për fëmijët tanë dhe për veten tonë.”, shtoi ai. Ai u shpreh i bindur që qytetarët e përbuzur dhe trajtuar padrejtësisht nga bashkia Vorë. Në fund të takimit Marku u shpreh se tanimë duhet të punojmë dyfish sepse koha nuk premton.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: