TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në kremtimin e 1-vjetorit të vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, në vendin tonë ku u prezantua edhe libri për nder të kësaj vizite.

Aktiviteti u organizua nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe e drejtuar nga Imzot Angelo Masafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult, në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.

Gjatë këtij kremtimi u prezantua libri “Papa Françesku në Shqipëri” dhe të pranishmit, mes të cilëve ishin përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të komuniteteve fetare në vend etj, përjetuan edhe një herë së bashku çastet më të rëndësishme dhe më mbresëlënëse të Udhëtimit Apostolik të Shenjtërisë së Tij, duke ndjekur edhe një dokumentar të shkurtër filmik.

Në këtë takim përkujtues, Imzot Angelo Masafra, tha se ardhja e Atit të Shenjt, ishte për të gjithë një përkujtim i vizitës së Shën Gjon Palit II në Shqipëri. Në fjalimin e tij, Masafra e lidhi vizitën e Atit të Shenjt me mandatin që Krishti Jezus i dha Shën Pjetrit që i tha ʺforcoji vëllezërit e tu në fe. Ndërsa zv.ministri i kulturës, foli për ndërtimin e altarit ku do të  kremtohej Mesha e Shenjt për ditën shënuar. Dhe në fund u shfaq një film i shkurtër rreth 15 min, ku paraqiti të vizitën e Papës Françeskut në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: