Është prezantuar gjatë ditës së sotme në Berat Njësia e Posaçme Operacionale e forcave “Shqiponja”,njësi që operon prej disa javësh në qarkun e Beratit,si pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në ceremininë e prezantimit të kësaj njësie,që u organizua në ambjentet e hapura të Kalasë së Beratit,përveç efektivëve dhe drejtuesve të DPV Berat kanë qënë të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në fjalën e tij,Ardi Veliu ka theksuar se,tashmë sigurisë që është faktorit më kyç për zhvillimin shoqëror në tërësi i është shtuar një garanci më tepër,siç është forca e posaçme operacionale.

“Qarku Berat në tërësi është një qark me kriminalitet të ulët,për 8 muaj ka vetëm një vrasje,asnjë tentativë vrasjeje,asnjë vjedhje me armë e dhunë dhe kjo falë përkushtimit dhe punës profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në çdo fushë që ai shfaqet.

Por këto rezultate nuk janë vetëm produkt i Policisë por edhe i mbështetjes dhe besimit që qytetarët e qarkut Berat kanë tek Policia”-ka thënë Veliu. Duke falenderuar të rinjtë dhe të rejat e kësaj Njësie Operacionale,Veliu inkurajoji strukturat e Policisë në të gjithë vendin, për më shumë angazhim,për t’i dhënë një impuls të ri në vazhdim punës në drejtim të parandalimit,evidentimit dhe goditjes së krimit të organizuar e krimit në përgjithësi.

Edhe Ministri i Brëndshëm Sandër Lleshaj,ka theksuar se,prezantimi i Njësisë së posacme Operacionale të forcave Shqiponja është një strukturë e re që krijohet rishtaz në qarkun e Beratit,në kuadër të një programi të madh dhe të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

“Ne jemi të bindur se investimi në fushën e  sigurisë është investim në themelin e shoqërise sonë,për një jetë sa më normale të qytatarëve të këtij vendi. Që nga viti 2013,numri i forcave të Policisë së Shtetit është rritur me 13% dhe kjo është përkthyer me rënie të ndjeshme të treguesve të kriminalitetit në vend dhe është përgjysmuar numri i vrasjeve në vend. Vetëm 2-vitet e fundit janë shtuar 700 efektivë të rinj në forcat e policisë dhe kemi 12 njësi operacionale,të shpërndara në çdo qark. Ne kemi ngritur edhe Njësinë e re Operacionale “K” që do të shërbejë për kapjen e personave në kërkim,që i janë shmangur drejtësisë prej më shumë se 30-vjetësh”-,tha  në fjalën e tij ministri Sandër Lleshaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb