Prezenca e pandemisë së koronavirusit në jetët tona, mund të përmbysë me 360 gradë rrjedhën normale të shoqërisë.

Shumë vende, ndonëse nuk e kanë vendosur si kusht injektimin e detyrueshëm të vaksinave, kanë vendosur sanksione për ata që refuzojnë, duke i detyruar në një farë mënyrë që të marrin dozat mbrojtëse.

Një media në Itali, shkruan se duke ecur me këto ritme, nuk do të jetë e largët dita, kur nën lëkurën tonë të na vendosen mikroçipë, të cilat do të shërbejnë për të kontrolluar gjendjen tonë shëndetësore dhe problemet e tjera.

Ky hap sipas medias italiane mund të bëhet realitet më herët nga se ishte parashikuar. Ata janë të mendimit, se me vendosjen e mikroçipit nën lëkurë, mund të zbulohet evolucioni i simptomave të COVID-19 në organizëm.

Kjo risi teknologjike është zbuluar nga shkencëtarët e Pentagonit, e sipas tyre, në jo më pak se 5 minuta, mund të marrim çdo informacion në

“Me anë të kësaj teknologjie ne mund të marrim informacione mbi ecurinë e virusit në organizëm në më pak se 5 minuta. Është si një sensor, që vendoset poshtë lëkurës sonë dhe na tregon se si këto infeksione depërtojnë në trup.

Duke qenë se sot ne ata na detyrojnë të vaksinohemi e të marrim të ashtuquajturën pasaportën e gjelbër të vaksinimit, me të njëjtën parim, mund të na imponojnë që të vendosim një mikroçip në lëkurë”, është shprehur mjeku infeksionist Matt Hepburn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb