Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, së bashku me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Arben Seferi në bashkëpunim me BiznesAlbania, prezantuan përpara përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare platformën e re online të Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, e cila nëpërmjet plotësimit të të dhënave nga cdo punëdhënës bën të mundur parashikimin e masës ndëshkimore në rast shkeljesh nga ana e inspektorëve në rast kontrolli.

“Sot qeveria, ka një panoramë të qartë, të pikave të dobta të performancës përballë sipërmarrjes ashtu si edhe të alternativave më të mira për korrigjimin e tyre, përmes nismave ligjore dhe strukturore, me ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e sipermarrjes.”- u shpreh Qato në fjalën e saj.

Platforma online nga sot mund të aksesohet nëpërmjet faqes së Inspektoratit nga të gjithë sipërmarrësit duke garantuar një proces të shtuar trasparence, mundësinë për vetkorrigjim dhe gjithashtu aplikim të të njëjtit standard në masat e ndërmarra nga ana Inspektorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb