Facebook prezantoi ditën e sotme konkurrentin e Amazon Echo, një ekran inteligjent i pajisur me një web kamër që mund të kontrollohet me zë dhe quhet Portal.

Me ekran 10-inç dhe rezolucion 720p Facebook Portal do të shitet për 199 dollarë dhe është i pajisur me dy altoparlantë dhe një kamër të cilësisë së lartë.

Rrjeti social beson se përdoruesit kanë për ta përdorur produktin e ri për të komunikuar me video në ambientet e shtëpisë.

Pajisja e cila vjen gjithashtu në një model më të madh prej 15.6-inç me rezolucion 1080p për 349 dollarë, mund të luajë muzikë nga Spotify, video nga Facebook Watch e shumë të tjera, njofton PCW.

Ekrani i Portal+ mund të rrotullohet.

Ajo mund të kontrollohet me komanda zanore dhe përdoruesit duhet ta aktivizojnë duke thënë “Hey Portal”. Modeli më i vogël kushton 20 dollarë më pak sesa Amazon Echo Show.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb