Botërori i Katarit fillon me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor. Tashmë është prezantuar për të gjithë edhe posteri zyrtar i Kupës së Botës, e publikuar tanimë në rrjetet sociale. Krijimi i takon artistes vendase Bouthayna Al Muftah, që është përpjekur të bëjë një lidhje mes futbollit dhe botës arabe.

“Doja që çdo poster të tregonte festën dhe tifozët e futbollit në Katar. Posteri kryesor tregon ‘gutrën’ dhe ‘egalin’ (koke tradicionale) duke u valëvitur në ajër si shenjë festimi, diçka që tifozët e bëjnë këtu kur shënohet një gol” – shpjegoi Muftah.

Më pas, shtoi: “Frymëzimi im kryesor ishte koncepti i kujtesës kolektive. Pjesa më e madhe e punës sime fokusohet në përvojat e kaluara, në kujtimet, duke i lidhur ato me të tashmen dhe duke i arkivuar në një mënyrë bashkëkohore. Doja që posterët të ndiqnin këtë temë dhe të tregonin historinë e kulturës së futbollit të Katarit”.

Fifa
Fifa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb