Bledi Shkëmbi është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i Dinamos. Në një video-mesazh korçari ka deklaruar se do të bëjë maksimumin për të risjellë edhe një herë Dinamon e vjetër që lunate në Europë.

Ai thotë se me ringjitjen në Superligë do të punojë për të ndërtuar Dinamon që ëndërrojnë tifozët dhe drejtuesit.

Dinamo rikthehet në elitë pas 9 vitesh mungesë. Duket se kryeqytetasit tashmë i kanë zgjidhur problemet e shkuara financiare dhe janë gati për një rikthim të vrullshëm në Superligë.

Me Shkëmbin në stol, Dinamo kërkon të debutojë këtë sezon në Superligë me hijen historike që ka pasur ndër vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb